Agjencia Zhurnal.mk

Bytyqi: Eurobondi prej 700 milion eurosh, i mjaftueshëm për likuiditetin e buxhetit

Shkup, 3 qershor – Këshilltari ekonomik i qeverisë, Fatmir Bytyqi, beson se huazimi i 700 milion eurove është i mjaftueshëm për të siguruar likuiditetin e buxhetit.

Në pjesëmarrjen e tij në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në Alsat, Bytyqi thotë se norma e interesit prej 3.95 përqind është e favorshme për momentin.

“Në këto rrethana, unë mendoj se norma e interesit është e mirë. Në fund, nuk duhet të harrojmë se një pjesë e këtij Eurobondi është për shlyerjen e huave të vjetra që janë marrë me kamatë shumë më të larta të interesit ”, tha Bytyqi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...