Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Bytyqi i PDK-së: Hyrja në qeveri as në organet e partisë nuk diskutohet

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, ka folur në lidhje me mundësinë e përfshirjes së partisë në Qeveri.

Ai ka thënë se partia ku ai bën pjesë e ka pranuar rezultatin, dhe që në fillim ka konfirmuar se do të ngelet në opozitë.

‘’Më 6 tetor 2019, ka qenë vullneti i qytetarëve, kryetari Veseli e ka pranuar rezultatin, e ka bërë të qartë që PDK do të jetë opozitë ndaj politikave të gabuara por jo ndaj shtetit. 6 tetori, fillimi i fundit të partive kundërshtare të PDK-së.  Sot pas një viti, të gjitha partitë politike kanë kërkuar që të bashkëpunojnë me PDK-në. Qëndrimi i PDK-së është i qartë që nga tetori 2019, mbesim në opozitë. Totaj e Lushtaku janë pjesë e rëndësishme e PDK-së, por pozicioni zyrtar i PDK-së është i qartë, ne jemi opozitë’’, ka thënë Bytyçi në T7.

Madje, ai ka thënë se kjo temë as nuk diskutohet brenda organeve të partisë.

‘’Nuk është objekt i diskutimit brenda PDK-së, i tërë aktiviteti ynë ka qenë pandemia. Zyrtarë të lartë kanë shprehur qëndrime të ndryshme, e dini z. Haliti ka thënë që është më mirë të jemi pjesë e qeverisjes, megjithatë qëndrimi i PDK-së është i qartë. Pas një viti partitë tjera më shumë po flasin për përfshirjen e PDK-së në qeveri sesa vetë PDK-ja’’, ka shtuar Bytyçi.

Sipas tij, PDK-ja përgjatë këtij viti ka qenë krejtësisht parti opozitare.

Postime të ngjashme

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

T E

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...