Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Bytyqi: Masat nuk vijnë vonë, vazhdojnë bisedimet me odat ekonomike dhe sindikatat

Prilep, 12 shkurt – Javën e ardhshme do ta finalizojmë pakon e pestë të masave ekonomike që të miratohet në Qeveri dhe të fillojë të funksionojë, deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ai sot bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski është në takim me odat ekonomike nga Prilepi dhe Manastiri për nevojat e infrastrukturës bashkëkohore.

“Nesër i vazhdojmë bisedimet me odat ekonomike, ndërsa të hënën me sindikatat dhe gjatë javës së ardhshme të finalizohet pakoja e pestë e masave antikrizë. Masat nuk vijnë vonë, por në moment të duhur sepse është me rëndësi që konsensusi të jetë më i mirë për të gjithë pjesëmarrësit”, deklaroi Bytyqi.

Bytyqi theksoi se të gjithë që do të marrin ndihmë financiare për paga të cilat do të jenë të dy llojeve dhe do të shënojnë humbje do të duhet t’i kthejnë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

Koalicioni LSDM-BDI kritikohet nga partitë opozitare

D V

Lëvizja Besa përgatitet e vetme të del në zgjedhjet lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...