Agjencia Zhurnal.mk

Bytyqi: Mbi 276 mijë qytetarë shfrytëzojnë kartelë pagesore vendore

Shkup, 24 korrik – Zhurnal.mk – Përmes masave dhe politikave të shumta, LSDM-ja gjatë tre viteve të kaluara në vazhdimësi tregoi dhe dëshmoi se çka do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët.

U konfirmua edhe se koncepti i LSDM-së, paratë të kthehen te qytearët, me sukses funksionon jo vetëm në kohëra të qeta, por edhe në kohë të krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike botërore.

Masat antikrizë të Qeverisë, e udhëhequr nga LSDM-ja, të miratuara për ndihmë dhe përkrahje të qytetarëve, kompanive, ekonomisë, në përgjithësi u treguan si të vërteta dhe në kohë të duhur.

Për këtë flasin edhe numrat, se mbi 276 mijë qytearë veçmë kanë marrë dhe shfrytëzojnë kartelë pagesore vendore.

Me këtë rast, vlera e përgjithshme e kartelave veçmë të dhëna pagesore vendore deri më 18.07 është 24,6 milionë euro, prej të cilave veçmë janë harxhuar, respektivisht injektuar në ekonomi 17,7 milionë euro përmes blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve vendore.

Me kartelat pagesore janë realizuar mbi 1,2 milionë transaksione, ose më konkertisht, qytetarët i kanë përdorur kartelat më së shpeshti në markete 89%, restoranete dhe ushqim 5%, tekstil, veshmbathje, këpucë 3%, barnatore 2,3%.

Ose më saktë, qytetarët më së shumti kanë blerë në markete dhe kanë realizuar qarkullim prej 982 milionë denarë, tekstil, veshmbathje dhe këpucë 42 milionë, restorante dhe ushqim 30 milionë denarë, mobilje 12 milionë, barnatore 10,8 milionë, hotele dhe turizëm tre milionë e tjerë.

Të respektuar

Këto fakte dhe numra janë edhe një konfirmim se LSDM-ja çdoherë ka qenë dhe mbetet partia, e cila është në anën e qytetarëve dhe shtetit.

Fatmir Bytyqi, kryetar i Komisionit për financa të LSDM-së

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!