Maqedoni

Bytyqi me ambasadorin Angellov: Qeveria ka për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik me vendet nga rajoni është në fokus të Qeverisë së re, porositi sot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm në Shkup me ambasadorin bullgar Angel Angelov, ku u bë fjalë për bashkëpunimin e deritanishëm ekonomik mes dy vendeve, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm, për të cilin e pajtuan se ka potencial të madh të rritet.

Ambasadori Angelov, informojnë nga Kabineti i Bytyqit, ka përgëzuar zëvendëskryeministrin për detyrën e re dhe ka shfaqur pritje se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me sukses në rrugën euro-integruese, si dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet në drejtim pozitiv.

Zëvendës kryeminsitri Bytyqi theksoi se Republika e Bullgarisë, tradicionalisht është mes partnerëve më të mirë tregtarë të vendit tonë, këtë vit e pozicionuar në vendin e pestë, në pajtim me vëllimin e këmbimit tregtar dhe shtoi se intensifikimi i bashkëpunimit duhet të vazhdojë edhe më tej, në interes të dy vendeve, e posaçërisht të qytetarëve që jetojnë në to.

Zëvendës kryeministri Bytyqi dhe ambasadori Angelov u pajtuan se me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim janë vendosur themelet e suksesshme për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik mes dy vendeve.

Bytyqi potencoi se Qeveria do të bëjë përpjekje maksimale për përshpejtimin e realizimit të projektit për ndërtimin e pjesës nga korridori 8 hekurudhor pan-evropian, respektivisht hekurudhën Kumanovë – Deve Bair, si dhe të rrugës Rankovc – Deve Bair, me çka në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësohet lidhja mes dy vendeve, e me këtë do të ngritet cilësia dhe siguria për transport të njerëzve dhe mallrave.

Ekonomia e re zhvillimore, si një nga shtyllat kryesore të programit të Qeverisë, parashikon ekonomi inovative dhe të digjitalizuar dhe përkrahje të start ap bashkësisë. Zëvendës kryeministri Bytyqi së bashku me ambasadorin Angelov biseduan për mundësinë për këmbim të përvojave nga ana e Bullgarisë gjatë negociatave aderuese me Bashkimin Evropian për zhvillim dhe përkrahje të start ap bashkësisë në Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi dhe komunikimi mes dy vendeve mbetet i hapur, pasi, siç u pajtuan edhe zëvendës kryeministri Bytyqi dhe ambasadori Angelov, ato bartin jetë më të mirë për qytetarët e dy shteteve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Kryetari i ri i BFI-së, Shaqiri cakton shef kabineti teologun e njohur (FOTO)

R ZH

183 raste të reja me Covid, 5 të vdekur dhe 102 të shëruar

Z H

25 vite nga atentati ndaj Gligovor, kush e porositi?

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...