Maqedoni

Bytyqi: Me motivim për punë, ky ekip fantastik do të arrijë shumë

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Sot në Qeveri u mbajt seanca e parë konstituive nga përbërja e re qeveritare, informon Zhurnal.

Në këtë përbërje ka ministra nga përbërja e kaluar, por edhe ministra dhe zv.kryeministra të rinjë.

Si zv.kryeministër i ri në këtë përbërje është edhe shqiptari Fatmir Bytyqi. Ai është emëruar zv.kryeministër për çështje ekonomike.

Për të ishte dita e parë në punë, por që në ditën e parë ai filloi punën me shumë motivim dhe i bindur se ky është një ekip fantastik i cili do të arrijë rezultate të shkëlqyera.

Ai konsideron se Maqedoninë, ashtu si gjithë botën, e presin sfida të rënda ekonomike të cilat mund ti menaxhojnë vetëm profesionistët.

“Një ditë energjike në Qeveri gjatë seancës konstitutive të saj, në atmosferën e së cilës ndriçonte një elan dhe motivim për punë e cila e vërtetoi edhe bindjen time – ky është një ekip fantakstik që do të arrijë shumë.

Para nesh kemi sfida në ekonominë nacionale të cilat njëkohësisht janë edhe globale – me të cilat vetëm profesionistët mund të ballafaqohen”, ka shkruar Bytyqi.

Ndryshe në këtë përbërje parlamentare, të gjitha financat e shtetit do të udhëhiqen nga kuadro shqiptar.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/FatmirBytyqiOfficial/posts/102463554930248?xts[0]=68.ARBe6WI0DpYKU3CY5J-hnIrpMz-LMwg9fgyaHLptEPbX2t4i7C0RKBd01lbQ9hLGRWdmdRbTGrrNqHHxReEADBQbSH8W6QV6stGOrM3oxSS6oTUU5cO7wp98U7lWLte4tzxjFMIIuu-5rq0jgvWd8QEusOGYP8xz4bMMIzZ9jauKDgocz7hfXe0bM3QaI0Z2o4JX6lU7LoHLZSwPE_mYGNcRi4UWIPh4bn83zBRd76HxLN9azMjTPXOWlMtjGsbNQSerqdJJE2WCXrMdL0ATnwJkUoUwiXrYuLe0T3rgK4QuWJouSNG_Z8v3o7JQkZ9rs7SorMHeYF7wiXVu9Z-XgpI&tn=-R

Postime të ngjashme

Editorial: Shtetet ballkanike po ia nxijnë fytyrën BE-së me veprimet e tyre anti-evropiane

R ZH

Komuna e Sarajit realizon projektin e radhës, hapet çerdhja “Flutura” me hapësirën 600m2 si dhe me kapacitet për të pranuar 80 fëmijë në Këndovë

R ZH

Bllokohet rruga kryesore në Gjorçe Petrov kundër ndërtimit të disa ndërtesave

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...