Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bytyqi në takim me gastronomët dhe organizuesit e dasmave

Shkup, 24 shkurt – Gastronomët dhe organizuesit e dasmave sot mbajtën protestë para Qeverisë, duke kërkuar protokolle të reja që do t’u mundësojnë të vazhdojnë me organizim të ahengjeve dhe ndihmë adekuate nga shteti, me ç’rast përfaqësues të tyre u takuan me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në bisedë me Bytyqin, ata cekën se ndihma që e marrin nga shteti nuk mjafton dhe se kërkojnë t’u lejohet puna sipas protokolleve të restoranteve a-la-kart, sepse konsiderojnë se objektet janë mjaft të sigurta për të filluar me punë.

Bytyqi, nga ana e tij, theksoi se mutacioni i llojit britanik të koronavirusit dhe numrat e personave të sëmurë me Kovid-19, për momentin nuk lejojnë lehtësim të masave, ndërsa fjalën kryesore për atë e kanë personat mjekësorë dhe gjithçka varet nga vendimi I Komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Më vjen keq që jeni sjellë në situate të protestoni, por konsideroj se të gjithë së bashku jemi mjaft të matur që të kuptojmë se po luftojmë kundër armikut të panjohur, I cili, për ata të cilët nuk e kanë kaluar, shpresoj se nuk do ta kalojnë asnjëherë, ndërsa ata që janë infektuar, shpresoj se do ta kalojnë lehtë”, theksoi Bytyqi.

Ai shtoi se ata që ishin pozitive me virusin dhe e kaluan më rëndë virusin, është shumë rëndë të flasin për çfarëdo qoftë jashtë shëndetit.

Në pyetjen përse Bytyqi ka propozuar zgjidhje ligjore për ata që punojnë në ekonominë joformale të vendosen në ekonominë formale, ai theksoi se kjo është mënyra e vetme në të cilën shteti mund t’u përgjigjet nevojave të atyre që janë prekur.

“Gjithnjë derisa nuk janë pjesë e institucioneve dhe nga funksionimi formal në shtet, shteti nuk mund t’I identifikojë”, shtoi Bytyqi.

Perica Golomejiq nga Këshilli inicues për organizim të protestave, theksoi se qëllimi kryesor I këtij takimi është të gjendet zgjidhje për gjendjen në të cilën gastronomët he organizuesit ndodhen tashmë pothuajse një vit.

“Takimi kaloi mirë, u dakorduam për takim të sërishëm së bashku me Inspektoratin shtetëror të tregut, e tërë kjo me qëllim që ta shqyrtojmë protokollin, në mënyrë që ne të mund të fillojmë me punë, në pajtim me protokollet e tanishme sipas të cilave punojnë restorantet a-la-kart”, theksoi Golomejiq.

Ai shtoi se në përgjithësi janë të kënaqur nga takimi I parë me zëvenëskryeministrin Bytyqi, ndërsa kërkesë e tyre kryesore është të fillojnë të funksionojnë si restorantet a-la-kart dhe të hiqet Neni 14 – Ndalesë për organizim të ahengjeve.

Sipas tij, ahengjet do të organizohen me 40 deri 50 persona, varësisht nga ajo se kush çfarë kapaciteti ka në lokal, në pajtim me protokollet. Golomejiq theksoi se në dy muajt e aprë do të punojnë pa muzikë dhe se muzika nuk është problem kryesor, përkatësisht respektimi I protokolleve, sepse teoria dhe praktika nuk korrespondojnë për momentin.

Gastronomët dhe organizuesit e dasmave gjatë ditëve të kaluara organizuan dy protesta, me ç’rast i bllokuan bulevardin “Aleksandri i Madh”, rruga “Brigada e 16-të maqedonase” dhe rruga “Brigadat nacionale” me kërkesë që të  mundësohet protokoll adekuat për punë. Ata atëherë paralajmëruan se nëse nevojitet, çdo ditë do t’I bllokojnë rrugët në Shkup, derisa nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Postime të ngjashme

Kuvendi vendosi të shpallë gjendje krize në një pjesë të shtetit

Z H

LSDM propozon Fatime Fetain në Prokurorinë e Lartë

Z H

Kriza ekonomike/ Prej nesër edhe kontabilistët do të dalin në protesta

Z H

Banka Popullore: Rritje të depozitave dhe të kredive në mars

Z H

Kursimtarët e “Eurostandard” të gëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngritur procedurë

Z H

Qeveria “përvjelë mëngët” pas raportit negativ të “Reporterë pa kufij”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...