Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Bytyqi: Paga mesatare do të vazhdojë të rritet

Shkup, 26 shkurt – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi pret që paga mesatare të arrijë në 30.000 denarë në qershor të këtij viti, kur të kenë kaluar 4 vjet nga qeverisja. Treguesit për muajin janar dhe shkurt, siç thotë ai, janë optimistë. Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet dhe nevojiten masa shtesë, ai njoftoi se Qeveria është e gatshme të veprojë me masa të reja.

Duke folur në “Utrinski brifing” (Brifingu i mëngjesit) në Sllobodna TV, Bytyqi tha se paga mesatare vazhdoi të rritet si rezultat i rritjes së konsiderueshme të pagës minimale, por edhe presionit nga tregu i punës.

“Paga mesatare po rritet vazhdimisht dhe do të vazhdojë të rritet. Në dhjetor të vitit 2020, paga mesatare është 28.294 denarë, që është rritje prej 5 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2019, ose rritje prej mbi 15 për qind në krahasim me vitin 2017. Paga mesatare po rritet për shkak të rritjes së pagës minimale, e cila u rrit nga 8.000 ose 9.000 denarë në 14.500 dhe paga mesatare do të vazhdojë të rritet, sepse ekonomia e kërkon atë, sepse tregu i punës e imponon atë. Masat për mbështetjen e kompanive janë konceptuar në mënyrë të tillë që të mbështesin kompanitë që paguajnë paga të qendrueshme për punonjësit, ne nuk u japim asnjë denarë të vetme atyre kompanive që paguajnë pagat minimale të punonjësve. Ne presim që në qershor të vitit 2021, kur në të vërtetë janë 4 vjet nga sundimi i kësaj Qeverie, të arrijmë pagën mesatare prej 30.000 denarë. Në vitin 2017, ishin të nevojshme 4 paga minimale për të kënaqur shportën e konsumatorit, tani duhen 2,2 paga minimale, ndërsa ne përpiqemi që 1,5 paga minimale të jenë të mjaftueshme për shportën e konsumatorit”, tha Bytyqi.

Në Maqedoninë e Veriut, theksoi ai, ka shkallë të qëndrueshëm të kredisë dhe kjo do të thotë qasje në kredi më të lira për shpagimin e mëparshme që kanë norma më të larta interesi.

Ai njoftoi se me planin operativ për punësim, të gjithë ata që kanë humbur punën për shkak të Kovid-19 do të kthehen në tregun e punës.

Në paketën e pestë, siç tha ai, ndoshta do të jetë masa e fundit për subvencionimin e pagave, por gjithashtu është konceptuar ndryshe dhe ka përbërës stimulues. Ato kompani që do të punojnë pozitivisht dhe do të investojnë, nuk do të kthejnë pjesë të mjeteve.

Siç theksoi ai, të pesë paketat e masave ekonomike janë miratuar në konsultim me palët e interesuara, pothuajse çdo 3 muaj miratohet një paketë e re e masave për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë, dhe nëse situata epidemiologjike përkeqësohet dhe nevojiten masa shtesë, qeveria është e gatshëm të veprojë me masa të reja. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...