Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Bytyqi: Pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve

Shkup, 13 shkurt – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se pakoja e pestë ekonomike do të publikohet së shpejti, transmeton TV21.

Ai shtoi se janë precizuar të gjitha detajet dhe se pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

“Sot bashkë me ministrat Besimi dhe Bekteshi, mbajtëm edhe një takim konsultativ për paketën e pestë të masave me odat, pjesë e Platformës për dialog publik-privat si dhe odat bilaterale në vend.

Konkluzion i përbashkët është se si asnjëherë më parë bisedimet ndërmjet Qeverisë dhe ekonomisë janë të hapura dhe konstruktive.

I precizuam detajet nga paketa e pestë e masave dhe i njëjti do të publikohet së shpejti, pra kjo do t’u përgjigjet nevojave momentale të ekonomisë dhe qytetarëve”, shkruan Bytyqi në Facebook.

Postime të ngjashme

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

Finance Think: Fokusi nevojitet të vendoset në efikasitetin e shpenzimeve

Z H

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z H

Nga sot fillon pagesa etapore e pensioneve për muajin korrik

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...