Maqedoni

Bytyqi realizoi takim me ambasadorin spanjoll Lorenco Sera

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenco Sera dhe përfaqësuesit e zyrës për bashkëpunim tregtar-ekonomik të Mbretërisë së Spanjës, me të cilët bisedoi për potencialet për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

Nga Kabineti i Bytyqit theksuan se ambasadori Lorenco Sera ka dërguar urime për formimin e Qeverisë së re, si dhe për emërimin e Bytyqit në pozitën e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, duke theksuar se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve mundësojnë potencial për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Mbretëria e Spanjës është një prej vendeve të rralla me të cilat Maqedonia e Veriut ka suficit në bashkëpunimin ekonomik. Mbretëria e Spanjës është një prej vendeve më të rëndësishme dhe vend mik i Maqedonisë së Veriut, i cili i jep mbështetje të vazhdueshme vendit tonë në realizimin e aspiratave euroatlantike”, potencoi Bytyqi.

Zëvendëskryeministri vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka kushte jashtëzakonisht konkurruese për tërheqjen e investuesve të rinj të huaj, si dhe për mbështetje të investimeve të kompanive vendore, me ç’rast i prezantoi mundësitë për investim në zonat zhvillimore teknologjike industriale, mbështetje e cila mundësohet me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve dhe Ligjin për investime strategjike, ndërsa në drejtim të ngritjes së konkurrencës së tregjeve ndërkombëtare, do të stimulohet bashkëpunimi i kompanive vendore me konsorciume të suksesshme dhe të huaja botërore.

“Zëvendëskryeministri theksoi se në periudhën e cila vijon do të punohet në Platformën për zhvillim ekonomik, i cili do të konsultohet me të gjithë aktorët në jetën ekonomike dhe e cila do të mundësojë zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik, por edhe parashikim dhe konsistencë për kompanitë, diçka që është me rëndësi kyçe për çdo investues, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kompani të huaj ose vendore”, theksuan nga Kabineti i tij.

Lorenco Sera dhe Bytyqi diskutuan për sektorët e mundshëm në të cilët do të mund të thellohet bashkëpunimi. Ndërtimtaria, veçanërisht përvoja spanjolle në ndërtimin e pjesëve hekurudhore , energjetika, menaxhime me potencialin e ujit dhe menaxhimi me ujërat e zeza, janë disa nga sektorët në të cilët në vitet të cilat vijojnë do të realizohen projekte të mëdha, para së gjitha infrastrukturore, ndërsa në të cilat janë të ftuar të marrin pjesë të gjitha kompanitë, sipas kritereve transparente , të qarta dhe evropiane.

Postime të ngjashme

Moratoriumi për kafshët ekzotike në Kinë/ Besohet se konsumimi i gjitarëve të egër ndikoi në përhapjen e Covid-19

R ZH

Kosta Petrov do të jetë drejtor i ri i Fondit për Inovacion

XH,I

Nuhiu: Nga BE, pranohet arritja jonë në luftimin e korrupsionit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...