Bytyqi: Rritja e numrit të ministrive rrit joefikasitetin

nga Xh M

Shkup, 8 qershor – Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në Kuvend në diskutimin mbi riorganizimin e ministrive u shpreh se rritja e numrit të ministrive sjell joefikasitet.

“Efikasiteti gjithmonë thotë me shpenzime më të vogla fitohet më shumë. Më shumë institucione sjellin më shumë burokraci, shpenzime të panevojshme dhe komplikime shtesë në koordinim me institucione të ndryshme. Në vend se të përmirësohet efikasitetit, por krijohet kaos dhe konfuzion”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se me këtë ligj nuk ofrohet diçka në institucione, por më shumë ka riemërime.

“Kjo nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët. Pa ndryshim të vërtetë të strukturës së institucioneve krijon iluzion të reformave kurse problemet do të vazhdojnë”, tha ai.

Në fund Bytyqi theksoi se rritja e numrit të ministrive më së shumti ka të bëjë me mbulimin e partnerëve të koalicionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More