Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bytyqi: Sfidat t’i shndërrojmë në mundësi

Shkup, 22 janar  – Të luftojmë bashkë kundër pandemisë korona, ndërsa sfidat t’i shndërrojmë në mundësi, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në paraqitjen me rastin e hapjes së qendrës së re të Organizatës për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (OECD) në Stamboll, përcjell Zhurna.mk

Sipas Bytyqit, ndërtimi i politikave më të mira për jetë më të mirë asnjëherë nuk ishte aq e nevojshme si tani.

“Është koha e vërtetë që ta vendosim realitetin dhe të qasemi kah mësimi i punëve të reja, mënyrave të reja dhe ta mbështesim të ardhmen e përbashkët me pranimin e rrethanave dhe krijimin e mënyrave të reja kreative të gjetjes së vendimeve adekuate për tejkalimin e sfidave. I duhemi njëri-tjetrit, më shumë se kurrë, dhe detyra jonë, si politikanë të përgjegjshëm është që të lidhemi dhe të rritemi sa më shumë, sepse vetëm me rritje në nivel global, rritemi edhe individualisht”, theksoi zëvendëskryeministri.

Ai shfaqi shpresë se qendra OECD në Stamboll do t’i përforcojë lidhjet mes Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, Euroazisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore dhe se përmes lehtësimit të dialogut për politika mes qeverive, përfshirë edhe faktorët publikë, privatë dhe filantropë, do të ketë mundësi të bëhet vend për përforcim të bashkëpunimit.

Një nga detyrat kryesore të qendrave të OECD-së të cilat me qendrën në Stamboll tani janë pesë në botë, është që t’iu ndihmojnë vendeve dhe ekonomive në zhvillim, për gjetjen e zgjidhjeve inovative për politika për promovimin e rritjes së qëndrueshme, uljen e varfërisë dhe pabarazisë, si dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve, që edhe një herë e thekson rëndësinë e kësaj qendre të re të OECD-së për gjithë rajonin.

Në këtë ngjarje folën edhe presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Anhell Huria, ministrja e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Ruhsar Peksan, ministri i Ekonomisë, Financave dhe Investimeve të Tunizisë, Ali Kuli dhe kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të OECD-së, Tomas Shnoll. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...