Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bytyqi: Synojmë të përmbushim detyrimet nga Marrëveshja e Gjelbërt e BE-së

Zhurnal Ads

Shkup, 23 nentor – Qeveria ka filluar guximshëm në tranzicionin energjetik. Ne synojmë të përmbushim detyrimet nga Marrëveshja e Gjelbër 2050 të BE-së, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, koordinimin e Departamenteve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi në panelin e pasdites, së mbajtur në Forumin energjetik 2020.

Në fjalimin e tij, Bytyqi theksoi se në tre vitet e fundit, Qeveria e ka përqendruar politikën e saj energjetike drejt përmbushjes së qëllimeve të BE-së.

“Me ndihmën e partnerëve tanë, USAID-it dhe BERZH-it, ne kemi miratuar dy ligje të rëndësishme në të cilat direktivat e BE-së në lidhje me tregun e brendshëm të energjisë dhe efikasitetin e energjisë janë zbatuar plotësisht. Këto janë Ligji për energjetikë dhe Ligji për efikasitet energjetik. Me Ligjin për energjetikë dhe aktet nënligjore në lidhje me burimet e ripërtëritshme të energjisë kanë krijuar klimë për investime të reja në burimet e ripërtëritshme të energjisë, të mbështetur nga mekanizmat e rinj, të orientuar drejt tregut, në një mënyrë transparente dhe konkurruese”, tha Bytyqi, duke shtuar se vitin e kaluar u nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike me kapacitet të instaluar prej 62 MW.

Në këtë moment, siç theksoi Bytyqi, është duke u zhvilluar procedurë për partneritet publik-privat me SHA ESM, për ndërtimin e dy termocentraleve fotovoltaike prej 40 MW, në vendin e minierës së qymyrit në REK Osllomej.

“Ky është projekti i parë në rajon, një shembull i tranzicionit të energjisë, pra zëvendësimi i një termocentrali të qymyrit që ndotë me një termocentral fotovoltaik, i cili prodhon 100 për qind energji të pastër. Me qëllim të diversifikimit të burimeve, Qeveria ka lëshuar autorizime për ndërtimin e termocentraleve me kapacitet të instaluar të përgjithshëm prej 150 MW për investitorët privatë”, tha Bytyqi.

Një nga sfidat kryesore në të ardhmen, sipas zëvendëskryeministrit, do të jetë ruajtja e stabilitetit të sistemit elektroenergjetik, duke qenë se në vitet e ardhshme, sasi më të mëdha të energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse do të lidhen në rrjetin elektroenergjetik.

“Prandaj, do të jetë e nevojshme të investohet në pajisjet e transmetimit dhe shpërndarjes në mënyrë që të ekuilibrohet me sukses sistemi. Linja e transmetimit 400 kV e ndërlidhjes midis Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë është aktualisht në fazën e ndërtimit. Kjo lidhje është e vetmja lidhje që aktualisht mungon që Republika e Maqedonisë të Veriut të lidhet me të gjithë fqinjët, ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë e furnizimit, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë të Veriut, por edhe sigurinë rajonale të furnizimit me energji elektrike. Në mënyrë që të balancohet sistemi elektrik në të ardhmen, si vendor ashtu edhe rajonal, Qeveria shpalli thirrje për ndërtimin e një hidrocentrali me depozitë të pompuar HEC Çebren. Ky projekt i paralajmëruar prej kohësh, i cili është promovuar pa sukses për dy dekada, më në fund do të gjejë rrugën e tij drejt realizimit të suksesshëm dhe nevoja për këtë lloj termocentrali, i cili ka për qëllim që, përveç prodhimit të energjisë të pastër elektrike, të kujdeset për mirëmbajtjen e stabilitetit të sistemit elektro-energjetik”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se vendi vazhdon rrugën drejt integrimit rajonal të tregut të energjisë elektrike dhe integrimit me tregun e BE-së.

“Për këtë qëllim, Qeveria tashmë ka nominuar SHPK MEMO Shkup (tregu kombëtar i energjisë elektrike) për të qenë organizatori i tregut të nominuar të energjisë elektrike dhe për të udhëhequr procesin e bashkimit të tregut me Republikën e Bullgarisë, si dhe për të udhëhequr procesin e krijimit të bursës së energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë të Veriut. Hapat e ardhshëm në vitet e ardhshme do të jenë krijimi i një tregu të energjisë elektrike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Me ndërtimin e tubacionit të gazit të interkoneksionit midis Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Greqisë, shfrytëzimi dhe tregtia me gazin natyror në vend dhe në rajon do të rritet ndjeshëm. Duke pasur parasysh që planet tona përfshijnë lidhje të reja të gazsjellësit me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë, ne presim që në këtë pjesë të përmirësojmë dhe avancojmë ndjeshëm bashkëpunimin në nivel rajonal”, tha Bytyqi në panelin në korniza të Forumit të Energjetikës 2020.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gjykata penale e publikoi Protokollin për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19

admin

Matura shtetërore do të mbahet, pytjet do të jenë më të thjeshta

Z H

Zjarrfikësit e Tetovës në shërbim të qytetarëve, Aliti: Të pastrohen oxhaqet

T E

Ambasadorët e BE-së diskutojnë për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut

Z H

Bie numri i të shtrirëve në spital në Tetovë, 12 punonjës mjekësorë ende në izolim

T E

Pendarovski mbështet iniciativën që sulmet ndaj gazetarëve të cilësohen si vepër penale

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...