Maqedoni

Bytyqi: Vendimi që të mbulohet pushimi mjekësor nga coronavirusi vlen edhe për sektorin privat

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi duke sqaruar vendimin qeveritar theksoi se pushimi mjekësor do të mbulohet plotësisht për të gjithë të infektuarit e COVID-19 si për administratën shtetërore ashtu edhe për sektorin privat.

“Kur themi do të shfrytëzojnë pushimin mjekësor dhe se 100% do të mbulohen shpenzimet do të thotë se fondi po e merr barrën financiare”, tha Bytyqi.

I pyetur nëse do të ketë shkurtesa në sektorin privat për shkak se punon online, ai u përgjigj se mometnalisht ka rotacione në administratë dhe kjo s’do të thotë se të punësuarit nuk janë në punë, por punojnë edhe nga shëpia.

“Mendoj se duhet ta ndryshojmë qasjen ndaj administratës. Nuk duhet të sillemi në mënyrë diskriminuese ndaj tyre. Ata janë bashkëqytetarë tanë dhe nuk janë imunë ndaj coronavirusit për të thënë se një e drejtë e caktuar nuk vlen për ato. Ka rotacion, por punojnë nga shëtpia”, tha Bytyqi.

Postime të ngjashme

Zaev: Kemi mbështetje të dukshme dhe të qartë politike për procesin e zgjerimit

XH,I

Hoxha: Po ndihmojmë që të blihet sasi sa më e madhe e rrushit që t’i shmangemi më të keqes

T E

Shilegov: Pozicioni i Bullgarisë është joparimor, është jashtë parimeve të funksionimit të BE-së

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...