Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Çadikovski: Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve duhet të procesuohen urgjentisht

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Gazetarët profesionistë nuk duhet dhe nuk guxojnë të sulmohen për shkak të kryerjes së profesionit të tyre, sulmet dhe kërcënimet duhet të procesuohen urgjentisht, të zgjerohet kompetenca e Prokurorisë që të veprojë në detyrë zyrtare për vepra penale në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve dhe të rriten dënimet drejtë sulmuesve, janë porositë të cilat I dërgoi kryetari I Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Mlladen Çadikovski, në konferencën e sotme për media të mbajtur me rastin e Ditës ndërkombëtare për ndërprerjen e mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve.

Ai theksoi se sulmi ndaj një gazetari është sulm i demokracisë dhe shprehjes së lirë. Kjo, siç tha, është e palejueshme për një vend i cili pretendon që së shpejti të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryetari I SHGM-së theksoi se këtë vit në krahasim me vitet e kaluar, gazetarët shumë shpesh përballen me sulme verbale dhe fizike vetëm për shkak të kryerjes së obligimeve të tyre profesionale, përderisa dhunuesit mbetën të pandëshkuar. Është me rëndësi, siç theksoi Çadikovski, të theksohet se mosndëshkimi qon drejtë autocenzurës, e kufizon hapësirën për media të lira dhe e privon publikun nga e drejta që të informohet.

Sipas statistikës së SHGM-së, që nga fillimi i këtij viti shënojmë gjithsej 14 sulme dhe kërcënime të ashpra drejtë gazetarëve prej të cilave më shumë se gjysma janë ndaj gazetareve. Në krahasim me vitin e kaluar, incidente të tilla kishte katër që domethënë se këtë vit sulmet dhe kërcënimet janë tre herë më shumë. Edhe pse sulmet fizike janë ulur, megjithatë, shqetëson fakti se gjithnjë e më shumë kërcënime për jetë drejtë gazetarëve po vërehen në rrjetet sociale. Në këtë drejtim, përpjekjet shtesë duhet të bëjë edhe Ministria e Punëve të Brendshme me sanksionimin e kryesve, ndërsa për rastet më serioze të kërkojë nga PTHP të ngre procedura penale”, theksoi Çadikovski.

Kryetari I SHGM-së theksoi se gazetarët dhe punonjësit mediatik luajnë rol kyç si ruajtës të interest public, ndërsa profesioni I gazetarisë është pjesë e rëndësishme e secilës shoqëri demokratike.

Ai theksoi se krijimi I kushteve të sigurta për punë të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë është shënuar rregulisht në raportetet e Komisionit Evropan për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i SHGM-së theksoi se këtë vit në botë janë vrarë 22 gazetarë, 248 janë arrestuar, ndërsa 64 konsiderohen si të zhdukur.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

BE: Vaksinat janë shumë të sigurta, po monitorojmë çdo rast efekti anësor

T E

Spasovski: Prioritet është vendosja e kamerave nëpër rrugë për ndaluar vozitjen e shpejtë

T E

Drejtori Sela vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive

E.E.

MPB shpall konkurs për 600 policë të ri

E.E.

Dezinformatat problem shtesë në përballjen dhe mbrojtjen nga Covid-19

E.E.

Milloshoski: 29 firma të afërta me familjen Zaev kanë përfituar 13 milionë euro nga mospagesa e kredive në Eurostandard

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...