Cadillac dorëzon Celestiq-in e parë elektrik me vlerë 300,000 euro

nga D. V.

Pas një rruge të gjatë zhvillimi, Cadillac ka dorëzuar modelin e parë Celestiq gjatë një ceremonie private në Cadillac House.

Ky model ultra-luksoz, i prezantuar fillimisht në vitin 2022, është ndërtuar sipas specifikave të veçanta të klientit.

Celestiq ofron 655 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.7 sekonda, përcjell Telegrafi.

Me një bateri 111 kWh dhe një “autonomi” prej 488 km, ai përfaqëson kulmin teknologjik të markës.

Brenda kabinës dominojnë ekranet, si dhe sisteme të avancuara si Super Cruise dhe tavan me xham të errësueshëm.

Çmimi nis nga rreth 300 mijë dollarë, por varion sipas personalizimit të klientit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More