Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Çadra na zë frymën. Fëmijët i kam futur në shtëpinë e shembur nga tërmeti”. Me burrin e paralizuar, qytetarja nga Lezha ka këtë lutje për shtetin

Zhurnal Ads

Banorja e Lezhës Albina Vuka, së cilës shtëpia i është kthyer në një gërmadhë nga tërmeti i 26 nëntorit, thotë se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë, jetojnë në çadër dhe kontenier.

Në dy muajt e fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t’u shembur.

Ish-nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, u njoh nga afër me shqetësimin e kësaj familjeje, të cilës edhe pse shtëpia u është cilësuar DS4, ende nuk po shohin ndihmë nga shteti.

Albina Vuka shprehet se dimri po afron dhe se do jetë akoma më e vështirë për ta, nëse institucionet përkatëse nuk e riparojnë sa më shpejt shtëpinë e saj.

Albina Vuka: Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, është i paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë e kanë nxjerr DS4, të pabanueshme.

Alfrida Marku: Të pabanueshme. Që duhet të rindërtohet.

Albina Vuka: Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ata thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë po unë nuk jam duke parë gjë. Prej tërmetit në kontenier e në çadër kemi kaluar, ka 2 muaj kam ndenjur në çadër. Në çadër nuk munda të rri më se është e papërballueshme, çadra se na zë dhe frymëmarrja. I kam nxjerr fëmijët, i kam futur në shtëpi të shembur.

Alfrida Marku: Dhe duke rrezikuar jetën?!

Albina Vuka: Edhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve!

Alfrida Marku : Sepse shtëpia është e pabanueshme…

Albina Vuka: Shtëpia është e pabanueshme.

Alfrida Marku: Dhe akoma s’ka asnjë veprim për me nis ndërtimin e saj?!

Albina Vuka: S’shohim gjë, deri në këtë minutë nuk shohim gjë! Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ato thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë, po unë s’jam t’u pa.

Alfrida Marku: Pashë një libër aty te dhoma.

Albina Vuka: Po!

Alfrida Marku: Fëmijët mësojnë te shtëpia e dëmtuar?

Albina Vuka: Po, në shtëpi të dëmtuar hyn dhe mëson vajza. Ku do të mësojë? Në kontenier i sëmuri do qetësi, këtu nuk rrihet prej nxehtit, të zihet fryma. Ku ka gjet qetësinë? Në shpi të pabanueshme. Asnjë send nuk kërkoj tjetër, vetëm kërkoj të më bëjnë një grimë shpi e të fus 3 fëmijët brenda dhe burrin e sëmurë brenda. Unë nuk kërkoj gjë prej shtetit tjetër.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ndihmë Ballkanit Perëndimor/ KE miraton paketën! Vaksina e Covid-it, 70 milionë euro

S.B.

“Ejvallah”- Ja si i përgjigjet Rama komenteve të Dendias për Turqinë

admin

Tiranë/ Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, arrestohet 24 vjeçari

admin

Protestat në Shqipëri, raportohet për 8 policë të lënduar

T E

Lirimi i fëmijëve nga kampet në Siri/ Medalje trimërie për 2 oficerët e Antiterrorit

S.B.

Kapet i riu shqiptar, policia: Biznesmen makinash dhe…

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...