Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Çaji i gjelbër ndihmon për aknet

Çaji i gjelbër mund të jetë një aleat i mirë për të luftuar aknet.

E dini si përdoret? Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë gjithë detajet.

Në pjesën më të madhe të rasteve, aknet mund të jenë jo vetëm një problem shëndetësor dhe estetik, por edhe psikologjik. A mund të luftohen aknet me çaj të gjelbër? Po.

Çaji i gjelbër ndihmon për të luftuar aknet sepse redukton prodhimin e sebumit nga lëkura. Në të njëjtën kohë rregullon nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak. Por, nuk është nevoja ta ekzagjeroni, një filxhan çaj i gjelbër në ditë është mjaftueshëm.

Ai mund të përdoret edhe në forma të jashtme. Mund të aplikoni një gazë me ekstrakt çaji të gjelbër në zonën e akneve.

Ndihmon në eliminimin e baktereve nga ajo zonë duke reduktuar inflamacionin dhe duke evituar shfaqjen e njollave.

Çaj i gjelbër dhe mjaltë

Përzieni një lugë nga secili përbërës dhe formoni një pastë. Më pas aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe përsëriteni dy herë gjatë javës.

Çaj i gjelbër dhe aloe vera

Do t’ju duhen dy filtra çaj të gjelbër, një lugë aloe vera dhe një filxhan ujë. Përgatisni një çaj me filterat e çajit të gjelbër dhe lëreni të ftohet.

Kur të jetë ftohur, përziejeni me aloe veran në një shishe sprej. Spërkateni në fytyrë pasi e keni pastruar.

Postime të ngjashme

6 arsye për t’i nxitur fëmijët të udhëtojnë

T E

Në Louvre kthehet parzmorja që ishte vjedhur gati 40 vjet më parë

S.B.

Motrat binjake japoneze bëhen multi-milionere falë video-lojërave për gratë

S.B.

Familja u gjet duke bërë kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm

S.B.

Vajza nuhati këmbët e babit dhe reagimi i saj e bëri shumë persona të qeshnin

S.B.

Elon Musk tregon se çfarë mendon lidhur me armët bërthamore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...