Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Çaji i kamomilit, përmirëson gjumin, zbut ndjenjën e ankthit, ndihmon shëndetin e eshtrave

Në mbrëmje kur pas darkës pini një filxhan çaj kamomili, mbase do të ndiheni më të relaksuar dhe më të gatshëm për të fjetur gjumë

Mirëpo nuk është vetëm ngrohtësia e lëngut ajo që qetëson.

Kamomili ka cilësinë e cila në të vërtetë ndihmon përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe të humorit, përkrah shëndetin e eshtrave dhe zbut dhembjen, transmeton Telegrafi.

Çaji i kamomilit mund të përmirësojë cilësinë e gjumit

Çaji i kamomilit një kohë të gjatë përdoret në shërimin e pagjumësisë.

Kjo ndodh për shkak që kamomili përmban apigjenin, i cili është flavonoid.

Flavonoidet janë bashkime kimike të cilat bimëve u japin ngjyrën dhe i pasurojmë me antioksidantë, duke i ndihmuar trupit tuaj në luftën kundër toksinës.

Pra, si edhe te ilaçet kundër ankthit, çaji i kamomilit ju bën të ndihemi mirë dhe të relaksuar.

Kamomili është efikas dhe i ndihmon shëndetit të eshtrave

Lisa Richards, është këshilltare e certifikuar për ushqim, ka theksuar që flavonoidet e kamomilit u ndihmojnë eshtrave që të përmirësohen dhe të rriten.

Gjithashtu, kamomili mund të ndihmojë edhe në rregullimin e aktiviteteve të ndërtimit të shëndetshëm të eshtrave.

Ky zbulim mund të ketë rëndësi të veçantë për femrat të cilat kanë prirje për osteoporozë në menopauzë, zvogëlim të estrogjenit dhe humbje të masës eshtërore.

Postime të ngjashme

Receta 60 ditore me rozmarinë për të përmirësuar shëndetin e mëlqisë

Lea Muslija

Vetitë magjike të bishtave të qershive dhe përfitimet që ato i sjellin shëndetit

Lea Muslija

Djalë apo vajzë? Si ndikon stresi në gjininë e foshnjës tuaj?

Dafina Vidishiqi

Problemet me tiroiden dhe ndikimi te sëmundjet e zemrës

Dafina Vidishiqi

Për organizëm të fortë dhe trup në formë konsumoni kanellë me mjaltë

Dafina Vidishiqi

Thonjtë tregojnë shumë, ja çfarë zbulon ngjyra e tyre për shëndetin tuaj

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...