Agjencia Zhurnal.mk

Cakaj dhe Grliç biseduan për samitin e Zagrebit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman.

Diskutimet ishin të lidhura me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.

“Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor” – lajmëroi Cakaj në një reagim në facebook, lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar me homologun kroat.

Sipas kryediplomatit, kjo konferencë është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për të mposhtur COVID-19.​

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...