Cakolli: Nëse dështon iniciativa për shkarkim të kryetarëve në veri, kjo u “garanton” atyre përmbylljen e mandatit të rregullt deri në vitin 2025

nga D V

Nëse në votimin e 21 prillit në katër komunat veriore të Kosovës nuk do të marrin pjesë më shumë se gjysma e trupës elektorale në secilën komunë, atëherë iniciativa do të konsiderohet e dështuar.

Sipas tij, për pasojë, kryetarët nuk do të mund të largohen me iniciativë qytetare për 12 muajt e ardhshëm – minimalisht deri në maj/qershor të vitit 2025.

“E duke ditur që 2025-ta është vit i zgjedhjeve të rregullta lokale, të cilat do të duhej të shpalleshin dikur në tre-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm, kjo i bie që s’do të mund të kemi më zgjedhje të jashtëzakonshme në ato komuna – të paktën jo si rezultat i shkarkimit të kryetarëve përmes peticionit”, ka thënë ai.

Tutje Cakolli ka thënë se dështimi eventual i mini-referendumit për largimin e kryetarëve të komunave veriore, do t’ua “garantojë” praktikisht kryetarëve aktualë përmbylljen e mandatin të rregullt, deri në zgjedhjet e ardhshme, përpos në rast të dorëheqjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More