Shqipëri

Caktimi i datës së zgjedhjeve 2021/ Rudina Hajdari publikon ftesën e Metës, ka një kërkesë për qytetarët

Zhurnal Ads

Deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari ka publikuar sot në rrjet ftesën e Presidentit Ilir Meta për takimin e thirrur me krerët e partive politike ditën e premte për të caktuar datën e zgjedhjeve 2021.

Përmes një postimi në Instastory Rudina iu kërkon ndihmë ndjekësve të saj se cila do të ishte sipas tyre një datë e përshtatshme për zgjedhjet mes periudhës 15 prill – 15 Maj.

Letra e kreut të Shtetit i shkoi dje edhe kreut të qeverisë Edi Rama si dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët do të priten nga presidenti në orët e mesditës njëri pas tjetrit.

Ky i fundit e konfirmoi prezencën në takim, ndërsa nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të shkojë vetë në presidencë apo do të dërgojë një përfaqësues.

Postime të ngjashme

Qeveria shqiptare jep mbi 161 milionë euro për familjet e reja

S.B.

Gjirokastër/ Po transportonte bimë narkotike, arrestohet polici

admin

Rama mbledh shtabin elektoral, këto janë porositë që lë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...