Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Calhanoglu shumë afër Juventusit

Hakan Calhanoglu thuhet se është afër arritjes së një marrëveshje me Juventusin, megjithëse Milani mund të ngrejë ofertën e tyre nëse siguron një vend në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e reprezentuesit së Turqisë skadon në qershor dhe megjithëse Milani ka qenë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub, të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje, transmeton lajmi.net.

Sipas Calciomercato.com, Juventusi i ka ofruar Calhanoglu një marrëveshje prej 5 milionë euro në vit, një shumë që Rossonerët nuk e kanë vënë ende në tryezë.

Të dy palët thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshje, por Milani mendon se nuk janë ende jashtë garës.

Rossonerët i kanë ofruar 27-vjeçarit një pagë prej 4 milionë eurove në vit dhe mund të ngrenë propozimin e tyre nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Milan përballet me Cagliari në shtëpi të dielën dhe një fitore do t’i lejojë ata të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013

Postime të ngjashme

Mancini: Zvicra ekip i fortë, na duhet ndeshje perfektë për ta mposhtur

Dafina Vidishiqi

Pogba shpallet lojtari i ndeshjes, Francë – Gjermani

Dafina Vidishiqi

Franca fiton ‘Klasiken e Evropës’, mposht minimalisht Gjermaninë

Dafina Vidishiqi

Xherdan Shaqiri flet për ndeshjen me Italinë: Nuk kanë pranuar gol në nëntë ndeshje, por edhe në sulm janë të jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

Rudiger si Suarez, kafshon Pogban

Dafina Vidishiqi

Pjesa e parë, Francë 1-0 Gjermani: Vendos autogoli i Hummels

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...