Agjencia Zhurnal.mk

Cameron Diaz flet për herë të parë pasi u bë nënë: Jam shumë e lumtur, është pjesa më e mirë e jetës

Supermodelja Cameron Diaz ka thyer heshtjen ndërsa ka folur për herë të parë pasi u bë nënë e një vajze të quajtur, Raddix Chloe Wildflower Madden, duke e quajtur këtë ‘si gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë’.

Aktorja 47-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, 40-vjeç, mirëpritën vajzën e tyre në dhjetor dhe ylli i “Mask” është duke e dashur çdo minutë të kapitullit të ri në jetën e saj.

“Më pëlqen të jem nënë. Është pjesa më e mirë, më e mira e jetës sime”, ka thënë ajo.

“Unë jam shumë mirënjohëse dhe aq e lumtur dhe është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë dhe unë kam aq fat që e bëj atë me Benj dhe ne po kalojmë kohën më të mirë. Jam e emocionuar. Nuk mund ta besoj”, vazhdon Diaz.

Dhe Cameron e vlerësoi tejet shumë edhe partnerin e saj duke thënë se ai është ‘një baba i mahnitshëm’, kështu që kur ajo pushon ai kujdeset për vajzën e tyre.

Teksa po fliste në një lidhje ‘live’ në Instagram me shoqen e saj, Cameron tha “Unë jam duke gatuar, pastruar ose duke u kujdesur për fëmijën – dhe zakonisht të gjitha në të njëjtën kohë”.

“Pasi ta përfundojmë pastrimin me foshnjën tonë, Benji e vë në shtrat dhe kujdeset për të. Ai është shumë i mirë. Unë jam me fat që ai është babai i fëmijës tim”, ka thënë ndër tjerash Cameron.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...