Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Cañada Reali, qyteti spanjoll që jeton në varfëri dhe terr

Cañada Reali një qytet në jug të Madridit, është një nga lagjet më të varfra të Evropës. Pos kësaj, janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike që nga dy tetori.

Saida Chadou, është një nga tetë mijë banorët e qytetit që është detyruar të përdorë qirinj çdo natë. Ajo ka një vajzë 3-vjeçare e cila rënkon nga një sëmundje e mushkërive dhe kërkon ndihmë mjekësorë.

“Është një turp. Jeta e vajzës sime tani varet nga energjia elektrike sepse ajo ka një pajisje që duhet ta përdorë kur ka probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Chadou për euronews.

Ajo rrëfen autoritetet e vendit i kanë thënë se janë të njoftuar me rastin e vajzë dhe nuk ka pse të ankohet më.

Cañada Real është një zonë e vogël që neglizhohet vazhdimisht nga autoritetet. Pos problemit të mungesës së energjisë eletrike, ky qytet ka mungesë edhe të shërbime publike si përdorimi i transportit uran.

Autoritetet e këtij vendi kanë kryer bastisje gjatë territ dhe kanë thënë se ka ferma në ambiente të mbyllura ku prodhohet marihuanë. Në vitin 2017, autoritetet kombëtare dhe rajonale kishin nënshkruar marrëveshje për të gjetur zgjidhje për banorët e qytetit jugor madrilen. Asnjë marrëveshje lidhur me nevojat themelore të banorëve nuk janë përmbushur.

Postime të ngjashme

Të gjitha detajet që duhet të dini para se të provoni BOTOX për herë të parë

Lea Muslija

A e uli pandemia numrin e atakëve të zemrës me 30% në vitin 2020?

Lea Muslija

Këto katër gjëra nga kuzhina janë zëvendësim i shkëlqyeshëm, nëse nuk keni detergjent rrobash

Dafina Vidishiqi

Thënia “besoni instinktit” është një mit

Dafina Vidishiqi

Harresa, përse ndodh?

Dafina Vidishiqi

Porsi skenë e ndonjë përralle – Shtëpiza parajse në xhungël të Kostarikës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...