Agjencia Zhurnal.mk

Canoski: Çdo veprim është me urdhër të Gruevskit nga Budapesti

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Biznesmeni Fiat Canoski i cili është i dëmtuar në rastin “TNT”, gjegjësisht prona “Kosmos” e cila ishte rënuar, pas dorëheqjes së porotes para fillimit të seancës, është i bindur se gjithçka po ndodhë me urdhër të ish kryeministrit të vendit, Nikolla Gruevski nga Budapesti, përcjellë Zhurnal.

“Gjysmë ore para fillimit të gjykimit, porotja ka dhënë dorëheqje. Dyshoj se vullnetarisht është dorëzuar, gjegjësisht është e blerë nga mafia e cila mbizotëron në Maqedoni, apo nga kërcënimet. Kur them mafia, mendoj në Gruevskin, Janakieskin së bashku me Toni Trajkovskin të cilët e bënë gjithë rrënimin. Unë jam i bindur se gjithçka është me komandë të Gruevskit nga Budapesti”, thotë Canoski.

Canoski thotë se të akuzuarit konsiderojnë se nëse përsëri kthehet VMRO-DPMNE në pushtet, gjithë kohën do të prolongohet gjykimi.

“Presin që në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë dhe përsëri të mbizotërojë “gjyqësia swarovski”, e kështu të shpëtojnë nga krimet që i bënë. Unë besoj se Gjykata do të kryejë punën me fillimin e gjykimit dhe sa më shpejtë të përfundojë procedura”, ka shtuar Canoski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...