Shkup, 29 dhjetor, zhurnal.mk – Në seancën e sotme për rastin “TNT”, gjegjësisht për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canovski, dëshmoi djali i tij Sefer Canoski. Para se të fillojë seanca ai iu drejtua të akuzuarit ish ministër Mile Janakieski dhe kërkoi nga ai të pranon se kush e ka detyruar që ta rrënojnë objektin, që përfundimisht t’i jepet golgotës dhjetë vjeçare, transmeton Zhurnal.
“Mile, prano kush të ka detyruar ta rrënoni Kosmosin, prano dhe njëherë e përgjithmonë të përfundon kjo golgotë”, iu drejtua Canoski Janakieskit.
Ndërsa Janakieski iu përgjigj se nuk ka asnjë faj dhe se kur është rrënuar objekti ai nuk ka qenë këtu, por në pushime. Ndaj kësaj mori edhe replikë nga Canoski se edhe atëherë edhe tani janë të dëgjueshëm të verbër të Nikolla Gruevskit.