Capital T performon sonte në Prishtinë për Ditën e Evropës

nga D. V.

Reperi i njohur kosovar, Capital T, do të ngjitet sonte në skenë në qendër të Prishtinës për të shënuar Ditën e Evropës, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin e Bashkimit Evropian, që promovon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve evropianë.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 21:00 dhe është i hapur për publikun, duke ofruar një mbrëmje argëtuese falas për të gjithë qytetarët.

Lajmin për pjesëmarrjen e Capital T në këtë ngjarje e ka konfirmuar vetë artisti përmes një postimi në rrjete sociale, duke ftuar fansat e tij të jenë pjesë e koncertit.

Ndërkohë, edhe faqja zyrtare e Europe House në Instagram ka shpërndarë një njoftim për detajet e lartcekura të këtij koncerti.

“Djali i qytetit, @truekapo, ngjitet në skenë për Ditën e Evropës. Ejani shijoni hitet dhe performancën e tij! Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Capital T, është një emër i konsoliduar në skenën muzikore shqiptare, me hite të panumërta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More