Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Capital T: Rrjetet sociale janë kaq qesharake, sepse njerëzit harrojnë që ne i njohim se si janë ata në jetën reale

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Por kur jemi te rrjetet sociale, ai ka shtjelluar së fundmi në një nga postimet e tij, faktin se si ato kanë ndryshuar tashmë jetën e njerëzve.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, Kapo i ka quajtur rrjetet sociale “qesharake”, pasi sipas tij aty njerëzit tentojnë të tregojnë gjëra që nuk përkojnë me jetët e tyre reale.

“Rrjetet sociale janë kaq qesharake, sepse njerëzit harrojnë që ne i njohim ata në jetën reale”, ka shkruar reperi prishtinas në InstaStory, teksa e ka shoqëruar shkrimin edhe me disa emoji të qeshura.

Capital T përndryshe po e shijon suksesin e këngës “Rrushe”, të cilën ai e publikoi këtë muaj.

Kjo këngë është kolona zanore e serialit më të ri me të njëjtin titull, “Rrushe”, i cili ka nisur tashmë transmetimin në platformën Gjirafa.

Reperi i njohur pritet që të jetë mjaft aktiv me projekte muzikore edhe gjatë verës, ndërsa ende mbetet në pikëpyetje rikthimi në koncerte, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë akoma një vendim për lejimin e organizimit të tyre.

Postime të ngjashme

Fero e Arbenita kthehen me vajzën në shtëpi, i bëjnë pritje madhëshotre

Dafina Vidishiqi

Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozat e reja

Dafina Vidishiqi

Rigon debuton me këngën e parë “Harrom”

Dafina Vidishiqi

Albani poston një foto të Miriamit dhe i thur vargje dashurie asaj

Dafina Vidishiqi

Pas suksesin me “Rosenkrieg”, Loredana dhe Mozzik kanë një befasi për fansat

Dafina Vidishiqi

Kim Kardashian thotë se ‘KUWTK’ ndoshta nuk do të ishte aq i suksesshëm pa kasetën e saj të seksit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...