“Captain America” në stilin e Koresë së Veriut, ushtari që vodhi “shoun” e Kim Jong-un – për shkak të “lookut” u bë hit në rrjetet sociale

Një ushtar i Koresë së Veriut i veshur me një kostum me ngjyrë të kaltër të puthitur për trupi është bërë hit në rrjetet sociale, e shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë krahasuar atë me karakterin fiktiv të super-heroit “Captain America”.

 

Ai ishte së bashku me 30 ushtarë tjerë që pozuan në fotografi me liderin e këtij vendi Kim Jong-un, gjatë paradës ushtarake dhe reklamimit të arsenalit në Pyongyang, transmeton Telegrafi.

Shumica e ushtarëve ishin veshur me rroba ushtarake me ngjyrë të gjelbër, por vetëm dy kishin ngjyrë tjetër – njëri në uniformën e marinës me ngjyrë të kaltër dhe tjetri nga njësia e zhytësve.

Përdoruesve të rrjeteve sociale u mjaftoi kjo që të fillojnë talljet në llogari të këtij ushtari i cili sipas tyre vodhi shoun – duke e lënë në hije liderin suprem.

Mediat verikoreane nuk kanë arritur ta identifikojnë burrin, por ekspertët besojnë se ai nuk është zhytës por nga njësia e parashutistëve.

Related posts

Burri i dehur dëshiron të transportojë frigorifer me e-skuter

D V

Sa herë gruaja e pyet se ku janë fëmijët, ky baba i dërgon asaj fotomontazha gazmore

D V

E pazakontë, babai i Meghan Markle do të hedhë në gjyq të bijën dhe princ Harryn për këtë arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More