Auto

Carlex Design e bën Mercedes-AMG G63-shin edhe më luksoz

Mercedes-AMG G63 në versionin e vet është goxha luksoz, por Carlex Design, kompania e njohur për modifikimin e automjeteve, është përkujdesur që pamja luksoze e kësaj “bishe” të duket nga një nivel tjetër.

Ky model i modifikuar, që tani quhet G63 Racing Green Edition, eksterierin e ka me ngjyrë të gjelbër të frymëzuar nga ngjyra “British Racing Green”, si dhe mbështjellësi i rrotës rezervë është i bërë nga fibra të karbonit.

Carlex Design, po ashtu për këtë G63 ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave 22-inçësh, si dhe çatinë tërësisht nga fibra të karbonit me mbishkrimin “Racing Green Edition”, transmeton KOHA.

Sa i përket enterierit, Mercedes-AMG G63 Racing Green Edition vjen me ulëset e veshura me lëkurë ngjyrë të kafenjtë. Po ashtu, me lëkurë janë të veshur edhe timoni, panelet e dyerve si dhe konzola qendrore, gjë që e bëjnë këtë G63 të duket edhe më luksoz.

Ndërsa sa i përket motorit, nuk ka ndryshime, që do të thotë se ky G63 vazhdon ta ketë motorin benzinë 4.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 585 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4,7 sekonda.

Ndërkaq sa i përket çmimit, ky Mercedes-AMG G63 Racing Green Edition nga Carlex Design kushton rreth 95 mijë euro.

Postime të ngjashme

Harley-Davidson largohet nga tregu më i madh i motoçikletave

admin

Gjermanët një hap përpara tjerëve, bateritë e tyre mund të përshkojnë një distancë prej 2 mijë kilometrash

S.B.

Zhurma e fuqishme që e liron BMW M4 i 2021-ës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...