Barazimi i Real Madridit me rezultat 4-4 ndaj Villarrealit, e pa Carlo Ancelottin duke vendosur në fushë formacionin e dytë të ekipit, të cilët dhuruan një shfaqje fantastike, por që e njëjta nuk mund të thuhet për njërin prej yjeve të ‘Los Blancos’.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Ancelotti tha se nuk ishte i shqetësuar mbi faktin se ekipi pësoi katër gola, pasi ishte një ndeshje e hapur dhe se ekipi i tij po luante futboll të bukur.