Çarmatimi bërthamor , një hap vendimtar drejt paqes globale

nga V.E.

Në një konferencë për shtyp, Wu Qian zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Kinës , tha se SHBA-të , vendi me arsenalin më të madh bërthamor në botë, është momenti tl përmbushin përgjegjësitë e veta në çarmatimin bërthamor dhe të bëjë shkurtime drastike e thelbësore të arsenalit.

Deklarata e tij ishte në përgjigje të fjalëve të fundit të Presidentit Donald Trump, i cili u shpreh se planifikon të zhvillojë bisedime për kontrollin e armëve bërthamore me Kinën dhe Rusinë, si edhe propozimin e tij për të ulur përgjysmë buxhetet e mbrojtjes së tre vendeve.

Wu përsëriti se Kina angazhohet për një politikë të mos përdorimit e para të armëve bërthamore, ndjek një strategji të vetëmbrojtjes dhe e mban fuqinë e saj bërthamore në nivelin minimal të kërkuar për sigurinë kombëtare

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More