Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Arsimi është shtyllë e asaj se çfarë shoqërie duam të kemi, prandaj reforma është e nevojshme

Shkup, 24 dhjetor, zhurnal.mk – Reforma në arsimin fillor është gjithëpërfshirëse dhe me të duhet të arrihen vlerat e vërteta në shoqëri përmes disa segmenteve, theksoi sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska si mysafire në “Utrinski Brifing”.

“Këto segmente janë një shoqëri për të gjithë, gjithëpërfshirja, barazia gjinore, multikulturalizmi. Arsimi është shtylle e asaj se çfarë lloj shoqërie duam të kemi. Aty duhet t’i ndërtojmë qytetarët e ardhshëm dhe t’i profilizojmë në një mënyrë që mendojmë se do ta dërgojnë vendin përpara”, tha Carovska.

Ajo theksoi se në përgatitjen e konceptit, si kudo në botë punojnë pedagogë, psikologë dhe këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa ekspertët nga disiplina të caktuara shkencore do të përfshihen në përgatitjen e programeve mësimore.

“Në këtë fazë të diskutimit publik përmes një dialogu konsultativ, është e rëndësishme për ne që ta dëgjojmë mendimin e të gjithëve dhe bazuar në atë të krijojmë reformë që do të japë rezultate të mira. Sepse përmes saj shteti po ndryshon dhe sistemi arsimor po ndryshon për më mirë”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm ka para për reformën, dhe rritjet shihen në zërat për investime kapitale, për trajnime të mësuesve dhe për përgatitjen e programeve mësimore. Përveç mjeteve shtetërore, siç theksohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka mbështetje të madhe edhe nga institucionet ndërkombëtare, të tilla si Banka Botërore, UNICEF, Delegacioni Evropian, Ambasada britanike dhe të tjera.

Postime të ngjashme

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...