Agjencia Zhurnal.mk

Carovska, Bajraktar dhe Shkrijelj: Në kushte të pandemisë dëshmuam se kujdesemi për të gjithë

Shkup, 12 gusht – Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktar dhe ish zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale Sanela Shkrijel, mbrëmë morën pjesë në onllajn konferencën ndërkombëtare “Roli i menaxhmentit të krizës gjatë kohës së pandemisë – solidaritet dhe bashkëpunim ndër-sektorial”, organizuar nga Ministria e Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale të Serbisë.

Nevojitet bashkëpunim më i shpeshtë dhe shkëmbim i përvojave nga vendet e rajonit në lidhje me menaxhimin e krizës së shkaktuar nga KOVID-19, ishte konkluzioni i konferencës, kumtuan sot nga kabineti i Carovskës.

Në konferencën, qëllimi kryesor i së cilës ishte të inkurajonte bashkëpunimin e institucioneve nga vendet e ish-Jugosllavisë gjatë kohës së KOVID-19, kumtuan sot nga kabineti i Carovskës, fjalim hyrës kishte eksperti botëror në fushën e menaxhmentit të krizës, Isak Adizhes.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar theksoi se në kohë krize të gjitha të drejtat dhe përfitimet nga mbrojtja sociale vazhduan t’u paguheshin rregullisht, madje edhe parakohe shfrytëzuesve.

Shkrijel, e cila si ministre plotësuese mori pjesë aktive në krijimin e masave, theksoi se gjëja më e rëndësishme në kohë krize është garantimi i sigurimeve sociale për qytetarët, ndërsa Maqedonia e Veriut këtë e ofroi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...