Agjencia Zhurnal.mk

Carovska: Do të tejkalohet çështja me tarifat doganore për investuesit e huaj

Shkup, 7 korrik – Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike Mila Carovska sot deklaroi se gjatë periudhës së ardhshme kur të krijohen kushte ligjore, do të tejkalohet çështja me tarifat doganore për investuesit e huaj.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve Carovska tha se zhvillohen biseda me Odën Ekonomike dhe se në këtë periudhë nuk ka mundësi ligjore t’u dilet në ndihmë kërkesave të investuesve.

“Do ta bëni këtë pyetje drejtpërdrejt në Ministrinë e Ekonomisë. Ministria ka bisedime me Odën ekonomike dhe unë mendoj se pas përfundimit të kësaj periudhe në të cilën ekzistojnë pengesa ligjore për realizimin e këtyre të drejtave, kjo do të realizohet sepse është e rëndësishme dhe duhet të ketë një vazhdimësi të caktuar. Unë mendoj se do t’u dalë në ndihmë gjatë periudhës së ardhshme kur të krijohen kushtet ligjore dhe kjo çështje do të tejkalohet”, tha Carovska gjatë vizitës së sotme në stacionin e transformatorëve Shkup 4.

Nga fundi i dhjetorit, Qeveria i uli detyrimet e transportit për komponenta të caktuara që i shfrytëzojnë investuesit e huaj në zonat zhvillimore teknologjike-industriale, ndërsa nga 1 korriku këto të dhëna janë rikthyer.

https://www.facebook.com/watch/?v=940507819745347

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!