Carovska: E forcojmë arsimin e mesëm profesional, 1,400 nxënës zgjedhin të mësojnë në paralele duale profesionale

Shkup, 12 tetor – Prioriteti ynë kryesor si Qeveri dhe si ministri është ta avancojmë atë, por edhe të rrisim atraktivitetin e arsimit të mesëm profesional, për të cilin tashmë po punojmë shumë. Pikërisht në atë drejtim është edhe projekti rajonal “Shkolla takohet me kompanitë” të cilin sot me sukses e përfunduam ,me promovimin e koordinatorëve të parë shkollorë, nga shkollat e mesme profesionale, të cilët e kaluan trajnimin dhe nga të cilët pres me njohurinë që e fituan dhe entuziazmin që e posedojnë, që t’iu jenë ndihmë e madhe si dhe të shkollave, kuadrin mësimor dhe nxënësit, ashtu dhe kompanive ku do të zbatohet puna praktike. Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Milla Carovska në ngjarjen ku u ndanë certifikatat e pjesëmarrësve.

 

Projekti “Shkolla takohet me kompanitë” u realizua me mbështetje financiare nga – Agjencia e Austrisë për Arsimin dhe Ndërkombëtarizimin (OeAD) dhe përputhet me politikat e MASH-it për forcimin arsimin e mesëm profesional.

“Besoj se e gjithë kjo do të rezultojë me numër më të madh të nxënësve të përfshirë në arsimin profesional, veçanërisht në arsimin dual, mësim më efektiv në vetë kompanitë dhe së fundi, duke zvogëluar dallimin midis ofertës së kuadrit profesional dhe nevojat e tregut të punës. Çdo projekt me të ciën avancohet arsimi i mesëm profesional është i mirëseardhur. Sidomos të tilla, të cilat mundësojnë përfshirje më të suksesshme të më shumë ndërmarrjeve në arsim përmes punës. “E falemenderoj Ambasadën e Austrisë, Agjencinë Austriake dhe Qendrën Vullnetare për aktivitetet e realizuara me sukses, të cilat janë në interes të nxënësve dhe zhvillimit të arsimit cilësor në shkollat profesionale”, tha Carovska.

Ministrja kujtoi se dialogu “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” i realizuar nga MASH së bashku me vetëqeverisjet lokale dhe sektorin e biznesit,i dha rezultatet e dëshiruara.

“Në vitin shkollor 2021/2022, numri i nxënësve të regjistruar në shkollat teknike profesionale është rritur me 6%. Me 1,400 nxënës të regjistruar këtë vit shkollor, janë hapur 97 paralele duale, ndërsa vitin e kaluar kishim vetëm 11. MASH i ndryshoi politikat e bursave. “Për nxënësit e regjistruar në arsimin dual, bursat paguhen në shumën mujore prej 3.500 denarë për 9 muaj të vitit,” tha Carovska.

“MASH vazhdon me procesin e forcimit të arsimit të mesëm profesional dhe periudhën e ardhshme, për të cilën është planifikuar përmes dialogut me sektorin real të përcaktohen profesionet e nevojshme”, theksohet më mtej në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe e Shkencës.

Related posts

Fillon regjistrimi në UCIM, të lira mbi 10.600 vende për studentët e ardhshëm

Redaksia

Në UT filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve

Z H

Carovska: Nuk ka alternativë më të mirë se edukimi në klasë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More