Carovska: Gjendja në shkolla është stabile

Shkup, 17 shtator – Përqindja e të infektuarve me coronavirus dje ka qenë 0.01 për qind, ashtu si në dy ditët para ditës së djeshme, ndërsa nga 1 shtatori deri tani rastet e përgjithshme nuk janë mbi 0.2%.

Sipas ministres Carovska, këto shifra janë stabilitet, por nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon ndryshim të modelit mësimor, MASH do ta ndryshojë.

“Ministrja e Arsimit dhe Shkencës është në koordinim ditor me të gjitha shërbimet mjekësore dhe njoftohet javë për jave në mbledhjet e Shtabi Kryesor Koordinativ për gjendjen në shkolla. Shumë e rëndësishme është që shkollat të mbyllen në fund dhe të parat të hapen dhe kjo nuk është deklaratë ad hoc që e theksoj, por është qëndim i organizatave ndërkombëtare që kujdesen për cilësinë në arsim”, tha Carovska.

Ajo shtoi se po ndjeken edhe përvojat e shteteve tjera dhe se ka protokolle anti-cvoid.

Related posts

Vaksinimi s’është i detyrueshëm për regjistruesit e popullsisë në Maqedoni, edhe pse mosvaksinimi ishte arsye për anulim

D V

Teuta Arifi prezanton programin zgjedhor

D V

Murtezani: Alternativa nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More