Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Gradualisht të filloj testimi i Platformës për mësim online

Shkup, 24 shtator, zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se viti shkollor do të filloj ashtu siç është planifikuar mirëpo do të përshtatet varësisht gjendjes epidemiologjike me Covid 19. Gjithashtu, Carovska bëri të ditur se duke filluar prej sot në të gjitha shkollat do të lëshohen fjalë-kalimet e nxënësve që gradualisht të filloj testimi i Platformës për mësim në distancë. Ministrja Carovska, gjithashtu theksoi se fëmijët nuk mundet më gjatë të mbeten pa stimulim sepse kjo do të ndikojë në humbjen e mundësive të caktuara të zhvillimit të tyre.

“Detyra e vetme që kemi sot është t’u shërbejmë fëmijëve. Mos të harrojmë, nëse mbeten pa stimulim një periudhë më të gjatë humbin mundësi të caktuara për zhvillim cilësor. Këtë, asnjëherë nuk duhet ta lejojmë. Ne jemi shtet në zhvillim, por jemi në nivel të mesëm prandaj duhet të kemi kujdes që kapacitetet e çdo fëmije të shfrytëzohen maksimalisht. Këtë vit duhet të investojmë edhe si prindër, edhe si mësimdhënës, edhe si sistem, edhe si ministri që maksimalisht të arrijmë të investojmë në zhvillimin e tyre dhe ata të stimulohen edhe me informacione edhe me edukim”, deklaroi Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Postime të ngjashme

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

Shekerinska: Treguam se mund të kontribojmë si aleatë në NATO njejtë si të tjerët

Zekirija Haxhiu

Zaev – Duda: Është shumë e rëndësishme mbështetja polake për RMV-në në BE

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...