Carovska i falënderoi mësimdhënësit për përkushtimin dhe punën në kushte të pandemisë

Shkup, 5 tetor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ua uroi Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit – 5 Tetori punonjësve arsimorë duke shprehur falënderim për përkushtimin dhe punën e bërë në kushte të vështira për mësim gjatë një viti e gjysmë.“Sot, kur e shënojmë Ditën Botërore të Mësimdhënësve, shpreh mirënjohje të pamatshme për të gjithë punonjësit e arsimit për përkushtimin dhe punën vetmohuese të cilën e bënë në vitet shkollore shumë të rënda në kushte të pandemisë dhe na mundësuan që të kemi vazhdimësi në procesin arsimor. Me guxim u përgjigjët edhe për ndryshimet pozitive që i vendosim për arsim më cilësor dhe bashkëkohor, gjatë kësaj shpejtë duke e adaptuar për programet e reja mësimore dhe librat digjitale. Shkojmë përpara drejtë sfidave të reja me të cilat të gjithë bashkë do të bëjmë sistem arsimor i cili do të jetë krenaria jonë”, shkroi Carovska në profilin e saj në Fejsbuk.

 

Related posts

Maqedoni, zyrtarëve të korruptuar nuk u konfiskohet pasuria

R Zh

Regjistrohen edhe 5 raste me llojin “Delta”

R Zh

Mbështetje nga deputetët për ndryshimet e Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More