Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Jemi duke bërë reforma të tërësishme të arsimit që të krijojmë gjenerata që mendojnë në mënyrë kritike

Shkup, 17 nëntor, zhurnal.mk – Sot, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mori pjesë në panel diskutimin “Edukimi nga i cili dalin qytetarët”, me rastin e javës së Unionit, por edhe të Ditës Botërore të Nxënësve, të organizuar nga Unioni i Shkollave të Mesme.

Ministrja Carovska duke iu përgjigjur pyetjeve paneliste, theksoi se që të krijojmë qytetarë botërorë, respektivisht qytetarë të cilët në mënyrë të pavarur do të miratojnë vendime në bazë të analizës dhe fakteve do të jenë forcë lëvizëse e shoqërisë tonë, është e nevojshme tërësisht ta reformojmë sistemin arsimor që me vjet ishte lënë pas dore dhe dërguar në drejtim të gabuar.

“Në reformat tashmë po punon grupi në të cilën përveç BZHA dhe MASH, janë të përfshirë ekspertë, profesorë, mësimdhënës, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ata po hartojnë konceptin e ri. Mënyrën e reformuar të arsimit pres ta fillojmë nga viti i ardhshëm shkollor në arsimin fillor. Ky koncept do t’i përshtatet trendeve moderne botërore. Po punojmë shpejt në digjitalizimin. “Korona vetëm i ka përshpejtuar këto procese të cilat janë të pashmangshme dhe prej të cilave nuk mund të shpëtojmë, por përkundrazi do të vazhdojmë t’i shfrytëzojmë edhe në kohë pas pandemisë si mbështetje në mësimin,” tha Carovska.

Ministrja shpjegoi se përveç modernizimit po punohet edhe për një dimension tjetër, dhe ajo është çrrënjosja e stereotipave në materialet mësimore, diçka që me vjet tërheq punën në tekstet shkollore.

“Toleranca dhe koncepti për një shoqëri mësohet në moshë të hershme, mu për këtë koncepti i kësaj dhe i programit mësimor të ri për arsimin fillor do t’i adresojë edhe këto çështje, shumë qartë dhe pa mëdyshje, për shkak se respektimin duhet ta mësojnë nxënësit edhe në shkollë. Në këtë mënyrë krijojmë gjenerata të ardhshme që do të respektohen dhe do t’i tejkalojnë dallimet,” tha Carovska.

Si aktiviste e vjetër për forcimin e barazisë gjinore, Carovska theksoi se fuqishëm do të angazhohet për pozita udhëheqëse që në arsim të ketë më shumë gra.

“Në mënyrë të fuqishme dhe me përkushtim duhet të punojmë për barazinë gjinore dhe përfaqësimin e grave në të gjitha vendet vendimmarrëse, por edhe për ndryshimin e përmbajtjeve mësimore dhe krijimin e të rejave ku do të promovohet barazia gjinore,” theksoi Carovska.

Ministrja tha se të rinjtë janë partneri ynë shumë i rëndësishëm i ministrisë në krijimin e të gjitha politikave të lidhura me ato. Për atë qëllim është formuar grupi i punës TË RINJTË-MASH.”Qëllimi i këtij grupi të punës është t’i përfshijmë të rinjtë në të gjitha aktivitetet të lidhura me krijimin e politikave rinore. Të rinjtë janë partner i rëndësishëm në dërgimin e të gjitha karakteristikave kryesore që lidhen me ato, arsimi, standardi i nxënësve dhe të rinjve. “Me dëgjimin e mendimeve të të rinjve dhe iniciativat që do të dalin prej tyre, besoj se së bashku do të bëjmë shumë për përmirësimin e kushteve për jetesë dhe arsimin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut,” tha Carovska.

Në panel diskutimin morën pjesë Ambasadori i Delegacionit të BE -së Dejvid Gir, përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia Di Xhovani dhe kryetari i Unionit të shkollave të mesme.

Postime të ngjashme

Fillon mbledhja në BDI

T E

Lëshohet në përdorim spitali modular Covid në Gostivar

T E

Nga e hëna fillon faza e parë e regjistrimit, regjistrohen të zhvendosurit, të punësuarit në ambasada, të burgosurit dhe të pastrehët

T E

Zaev kandidat i vetëm për kreun e LSDM-së

T E

PROTESTA MONSTRA / Qeveria dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve

Bexhet Musliu

Kreu i VMRO-së, Mickoski pozitiv në Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...