Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Ka “cyber-bulling” për bojkotim të maturës

Atë që kam dëgjuar kohëve të fundit me intensitet është se ka “cyber-bulling” nga moshatarët. Apeloj që shkollat dhe prindërit të flasin me fëmijët në shtëpi dhe të raportojnë, nëse ka presion për të hyrë në bojkot, kështu u përgjigj ministra Carovska në lidhje me bojkotin e mësimit nga maturantët në vend, transmeton Alsat.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në konferencën e sotme për shtyp në Klubin e Deputetëve tha se matura shtetërore është detyrim ligjor për ata që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë dhe se tashmë 14.000 maturantë janë paraqitur për të realizuar këtë testim.

“Vitin e kaluar ishim dëshmitarë se për shkak që nuk mundësuam realizimin e maturës shtetërore për shkak të pandemisë, një numër i madh i nxënësve që kanë qenë të interesuar për t`u regjistruar në institucione për arsim të lartë jashtë vendit, nuk patën mundësi ta realizojnë qëllimin për shkak të këtij kufizimi, obligimi ynë është që t`i mundësojmë çdo nxënësi- maturanti që do të vazhdojë shkollimin e lartë, të realizojë maturën shtetërore”, tha Carovska.

Postime të ngjashme

Lëngu i kockave, një prej burimeve më të mëdha të vitaminave e mineraleve

S.B.

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Z H

Zaev: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të tija personale dhe jo të Qeverisë

Z H

Rexhepi: Mbështesim interpelancën e Mexhitit kundër Grubit

R Zh

“Rindërtimi i Sallës Universale do të nis gjatë muajit maj”

Z H

Bishevac: Kërkesat bullgare janë absolutisht të papranueshme dhe joevropiane

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...