Carovska: Kushtet për punë dhe lëvizje mes popullatës dhe kushtet për lëvizje të nxënësve në oborrin e shkollave janë të njejta

Shkup, 4 tetor – Kushtet për mua për punë dhe lëvizje mes popullatës dhe kushtet për lëvizje të nxënësve në oborrin e shkollës janë të njëjta, deklaroi sot ministrja e Arsimit. Milla Carovska.

Në pyetjen për atë se çfarë shembulli u jep fëmijëve duke pasur parasysh atë që në tubime paraqitet pa maskë, ministrja Carovska u përgjigj se në ato ngjarje në të cilat ka qenë, janë mbajtur në ambient të hapur.

“Të gjitha ngjarjet në të cilat si ministre, por edhe si nënkryetare e LSDM-së kam marrë pjesë , janë mbajtur në ambient të hapur, kushtet për mua për punë dhe lëvizje mes popullatës dhe kushtet për lëvizje të nxënësve në oborrin e shkollës janë të njëjta”, tha Carovska.

Më pas ajo përkujtoi se protokolli parasheh mbajtje të maskës në ambient të mbyllur dhe heqje të maskës në momentin kur nxënësit dalin jashtë në oborrin e shkollës.

Related posts

Të dielën do të mbahet maratona e 17të e Shkupit

Z H

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

Mbrëmë u ndez alarm për zjarr në klinikën infektive, një i punësuar kishte ndezur cigare

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More