Agjencia Zhurnal.mk

Carovska: Ky është mësim i madh pse duhet të investohet në arsim

Shkup, 30 shtator – Në prag të fillimit të vitit shkollor 2020/2021, ministrja Milla Carovska pret që pjesa më e madhe e nxënësve dhe mësuesve pa probleme do të mund të kyçen nesër në “Majkrosoft tims”, ku janë krijuar orët mësimore sipas paraleleve dhe se mësimi do të fillojë me komunikim të dyanshëm.

Ky aplikacion i “Majkrosoft”-it do të përdoret në mënyrë më aktive, duke tejkaluar dobësitë me platformën kombëtare, e cila në momente të sulmeve, siç tha Carovska, nuk mund të hap disa funksionalitete, kur në të njëjtën kohë janë të lidhur numër i madh i mësuesve dhe nxënësve.

“Ajo që kemi bërë në tre javë është hap i gjatë dhjetëvjeçar në digjitalizimin e arsimit në vend. Ju nuk mund të më pyesni pse nuk është investuar për 15 vite. Ajo që kemi, e kemi në dispozicion, ky është mësim i madh pse duhet të investojmë në arsim në mënyrë të vazhdueshme dhe urgjente. Është e rëndësishme që procesi arsimor të fillojë dhe burimet që kemi në dispozicion janë ato”, tha Carovska sonte në Ditarin e “TV Sitel”.

Lidhur me bojkotin e paralajmëruar nga banorët në Kërçovë dhe në Monospitovë, të cilët kërkojnë prezencë në vend se onllajn, Carovska tha se situata me virusin dhe vendimi i autoriteteve shëndetësore duhet të respektohet, pasi numër i madh i nxënësve në një vend është rrezik i madh. Ajo gjithashtu tha se është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Unionit të Shkollave të Mesme dhe se pajtohet me ta që të rishikojnë vendimin për onllajn mësimdhënie në shkollat ​​e mesme nëse përmirësohet situata me infeksionin.

Për mësimin gjithëditor për nxënësit më të vegjël që do të ndjekin mësimet në shkolla, e të cilën Qeveria e miratoi dje në seancë me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, ministrja tha se do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si më parë. Gjatë kohës së punës të mësimit gjithëditor, tha ajo, do të vendosen nga vetë shkollat ​​në mënyrë që t’u përshtaten nevojave të prindërve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...