Carovska: LSDM ndërton të tanishmen dhe të ardhmen

Shkup, 14 tetor – Nënkryetarja e LSDM-së Milla Carovska u takua sonte me banorët e Komunës së Karposhit, me të cilët bisedoi për arritjet në periudhën e kaluar, si dhe për projektet e reja, sfidat dhe pritjet nga qytetarët.

 

“Në 4 vitet e fundit, është bërë punë e vështirë në çdo komunë në vend, sigurisht me mbështetje të fortë nga pushteti qendror. Kjo dinamikë e fortë që ne kemi krijuar duhet të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm. Nuk duhet të lejojmë që dikush tjetër të pengojë proceset dhe projektet tona që ne i zbatojmë, të cilat janë ekskluzivisht në interes të qytetarëve”, tha Carovska.

Carovska theksoi se në periudhën e kaluar janë realizuar projekte dhe procese të cilat sipas saj janë të një rëndësie të madhe për fëmijët, të rinjtë, por edhe për çdo qytetar.

Ajo shtoi se përveç kësaj, 10 shkolla ​​fillore të Karposhit, janë pajisur me kabinete të shkencave natyrore, janë pajisur me dhoma senzorë, dhe se nga ky vit shkollor, 30 asistentë arsimorë janë në dispozicion të nxënësve me aftësi të kufizuara nga Komuna e Karposhit.

Carovska theksoi se nuk mungon kujdesi për të rinjtë dhe për studentët, me ç’rast me 157.2 milionë denarë përfundon përshtatja dhe rehabilitimi i blloqeve B dhe G të Konviktit studentor Goce Dellçev. 

Related posts

Sela: Gara e Argjentit është agjendë jo e blerë apo jeshile, por agjendë kuq e zi për Bërvenicën

Redaksia

Idri Istrefi zotohet për njësi dinjitoze zjarrfikësish

D V

Sadi Bexheti: Arsyeja pse jam kandiduar sot, janë qytetarët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More