Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Me konceptin e ri fëmijët që në moshë të hershme do të mësojnë për multikulturalizmin dhe vlerat qytetare

Shkup, 25 dhjetor, zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot kishte takim pune me Drejtorin e Zyrës për Zhvillim dhe Përparim të Arsimit të Gjuhëve të Komuniteteve, Milutin Stançiq.

Në takimin, Carovska dhe Stançiq diskutuan për konceptin e ri të arsimit fillor me të cilën sigurohet inkluzivitet, multikulturalizmi dhe toleranca. Një segment nga koncepti është përmes procesit arsimor fëmijët nga mosha e hershme t’i mësojnë vlerat e vërteta qytetare, t’i respektojnë dallimet dhe të nxjerrin një shoqëri për të gjithë.

Administrata si organ shtetëror në përbërje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet-Komuniteteve kujdeset për: zbatimin dhe realizimin e plotë për të drejtat kushtetuese dhe ligjore të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha shkallët e sistemit arsimor, zhvillimi dhe përparimi i arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të komunitetet, duke promovuar parimet e multietnicitetit, kohezionit dhe unitetit midis nxënësve përmes inkurajimit për mësimin e gjuhës dhe kulturës së boshnjakëve, vllahëve, serbëve, turqve dhe romëve.

Postime të ngjashme

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

Nikolloski: Është java e katërt që Qeveria nuk mund të mbledhë 61 deputetë

T E

Bytyqi në takim me gastronomët dhe organizuesit e dasmave

T E

A do të konfiskohet prona e Sasho Mijalkovit?

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...