Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Me përkrahje, e jo dënime deri në punë më cilësore të arsimtarëve

Shkup, 4 prill – Mbikëqyrja ndaj punës së arsimtarëve nuk guxon të jetë presion, por përkrahje, thotë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

“Të gjitha mbikëqyrjet kanë për qëllim të jenë këshilldhënëse dhe edukative. Shumë është interesant që me vite Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet nën të, janë sjellur si urdhërdhënës ndaj arsimtarëve, duke dëshiruar që me presion të arrijnë cilësi. Kjo nuk arrihet dhe për këtë shkak ideja e jonë, se si kjo Ministri funksionon derisa jam unë ministre, fjala kryesore është përkrahje, që tregon në atë se arsimtarët, madje edhe të kenë mbikëqyrje, madje edhe të kenë vizita të Inspektoratit arsimor shtetëror (IASH), kjo nuk është që të dënohen, por që puna e tyre të përkrahet dhe të jetë më cilësore”, tha Carovska.

Përmes Inspetoriatit arsimor shtetëror, siç informojnë nga MASH, janë bërë më shumë se 4.200 mbikëqyrje, rreth 2.700 janë të rregullta, 1.400 janë të jashtëzakonshme dhe janë caktuar 295 kontrolle, që të shihet nëse janë mënjanuar vërejtjet.

Carovska, thuhet në kumtesën e MASH, tha se të gjitha institucionet nën Ministrinë janë informuar se në këtë periudhë burokracia është më së paku e rëndësishme. Më me rëndësi është shëndeti mental i arsimtarëve, shëndeti mental i nxënësve dhe lidhja e tyre, të cilën duhet ta kenë në vazhdimësi gjatë vitit shkollor. 

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...