Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Me procesin e Bolonjës e përshtatim arsimin e lartë me nevojat e studentëve dhe shoqërisë

Shkup, 19 nëntor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, sot mori pjesë në një konferencë onlajn të ministrave përgjegjës për arsimin e lartë të vendeve anëtare të procesit të Bolonjës. Nikoqir i konferencës e cila për herë të parë po mbahet onlajn, është Roma ku po marrin pjesë ministrat e 48-të vendeve anëtare.

Siç bëri të ditur MASH-i, Carovska, e cila së bashku me ministrat e tjerë, miratuan Komunikatën e Romës për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të lartë, i cili njëherët është bazë për krijimin e politikave vendore të arsimit të lartë, në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e inovacionit në arsimin e lartë.

“Gjatë njëzet viteve të kaluara, arritjet e Procesit të Bolonjës kanë ndryshuar arsimin e lartë që përqendrohet në nevojat e studentëve dhe zhvillimin e shoqërisë. Me futjen e metodave dhe praktikave të reja për mësim, ne shenojmë një dimension krejtësisht të ri në proceset arsimore dhe i përshtatim ato me trendet bashkëkohore. E gjithë kjo është lidhur ngushtë me kërkimin dhe me vendin e shkencave shoqërore, humane dhe krijuese që duhet të vazhdojnë ta luajnë rolin vital, duke iu dhënë thellësi jetës sonë dhe duke na mundësuar ta kuptojmë dhe të veprojmë në botë që vazhdimisht ndryshohet” tha Carovska.

Sekretariati i Bolonjës shprehu falënderim në vendin tonë e cila në dy vitet e fundit mori pjesë në Këshillin që udhëheq me procesin e Bolonjës dhe për konferencën e mbajtur në Shkup në Shkurt të vitit 2019.

Në Konferencën e Romës, ministrat e pranuan San Marinon si anëtare e re të Procesit të Bolonjës.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...