Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni TOP LAJM

Carovska: Me reformat e reja zvogëlohet numri i lëndëve, ndërsa rritet cilësia e arsimit

Shkup, 30 dhjetor – Zhurnal.mk – “Koncepti në arsimin fillor është një koncept i Maqedonisë së Veriut që do të zbatohet në vendin tonë. Vëllimi i lëndëve po zvogëlohet, por cilësia e të mësuarit, sepse qasja është integruese, rritet”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Ajo në një intervistë për “Kanal 5” porositi se integrimi njihet si model edhe në vend.

“Deri në klasën e pestë ka integrim të lëndëve, në shkollat ​​publike dhe private ka integrim të lëndëve. Edhe profesorët edhe nxënësit edhe prindërit që ndjekin mësim të tillë rekomandojnë integrim. Pse? Vëllimi i lëndëve po zvogëlohet, por, cilësia e të mësuarit, sepse qasja është integruese, po rritet”, tha Carovska.

Sipas ministres, me mësimin e integruar të historisë, gjeografisë dhe qytetarisë, nxënësit e kuptojnë kontekstin në të cilin kanë ndodhur ngjarjet, në cilin territor kanë ndodhur, çfarë ka qenë rregullimi shtetëror dhe mund t’i lidhin ngjarjet, t’i vendosin në kontekstin e sotëm dhe t’i krahasojnë.

“Deri në këtë model kemi arritur përmes analizave të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përmes analizave nga ekspertë vendas, por edhe përmes analizave të modeleve ekzistuese botërore që japin rezultate të mira, për ta krijuar sistemin tonë arsimor maqedonas për arsimin fillor”, tha Carovska.

Postime të ngjashme

Zaev opozitës, ejani në Qeveri / Ahmeti, opozita ka vendin e vet

R Zh

ASH-AAA: Qeveria e paaftë për të siguruar vaksina kundër Covid-19

R Zh

Xhambaski: Beogradi punon kundër kohezionit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

T E

Bexheti: Projekti i Poliklinikës është shumë i rëndësishme për nevojat e komunës së Sarajit

T E

Zaev me ofertë opozitës: Ejani në Qeveri por pa Mickoskin

T E

Rënie e shitjes së automjeteve të reja për 33 për qind

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...