Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Në bazë të përvojave ndërkombëtare do të krijojmë modelin tonë të arsimit

Shkup, 23 nëntor, zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot mbajti takim onlajn me përfaqësues të Ministrive të Arsimit të Estonisë dhe Gjeorgjisë, kryetaren e UNICEF-it në vend Patricija Di Xhovani dhe me përfaqësues të kësaj organizate nga zyrat rajonale.

Siç kumtoi MASH, në takim u shkëmbyen përvoja gjeorgjiane dhe estoneze për proceset reformuese në arsimin fillor dhe modelin e shfrytëzimit të materialeve mësimdhënëse.

“Ministrja theksoi në takim se bazuar në përvojat ndërkombëtare do të krijojmë sistemin tonë të ri arsimor të Maqedonisë të arsimit fillor, i cili do të japë rezultate si në teste vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Por më e rëndësishmja, ajo do t’i mësojë fëmijët të mendojnë në mënyrë kritike dhe të marrin vendime. Sistemi arsimor do të përmirësohet bazuar në fakte dhe argumente që do të merren nga testimi kombëtar në vitin 2021, rezultatet e diplomimit, notat në fund të vitit dhe vërejtjet e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve”, theksojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Grupi punues që po bën konceptin e ri për arsimin fillor dërgoi një pyetësor me hulumtime te të gjithë mësimdhënësit për të përcaktuar qëndrimet e tyre dhe çfarë i mungon arsimit. Pyetësori do t’u dorëzohet edhe prindërve dhe nxënësve.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...